Trump kërcënon Rusinë me më shumë sanksione
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar homologun e tij rus Vladimir Putin se ka nisur sulme ndaj “zonave civile” të Ukrainës pa “asnjë arsye” dhe se nuk dëshiron të “ndalojë luftën” dhe ka kërcënuar Moskën me sanksione të reja.
Deklarata vjen pikërisht pasi Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti gatishmërinë e Moskës për bisedime të pakushtëzuara me Kievin gjatë një takimi të fundit me të dërguarin special të Trump, Steve Witkoff.
Trump lëshoi kërcënimin në një postim në Truth Social të shtunën, menjëherë pas një takimi të shkurtër me Vladimir Zelensky të Ukrainës në Vatikan. Presidenti amerikan kritikoi ashpër sulmet e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, duke akuzuar Moskën se dëshiron të zgjasë armiqësitë.