Projekti i Portit të Durrësit/ Spaho: Nuk është strategjik, ka të bëjë me ndërtim apartamentesh (VIDEO)

Projekti i Portit të Durrësit/ Spaho: Nuk është strategjik, ka të bëjë me ndërtim apartamentesh (VIDEO)

Deputeti i PD Edmond Spaho i ftuar në studion e “MCN live”, foli për projektin e Portit të Durrësit.

Spaho tha se nuk është një investim strategjik por thjesht ka të bëj me ndërtim apartamentesh.

 Për Spahon, ky projekt ia kalon edhe inceneratorëve sa i takon shkallës së korrupsionit.

Deri më tani rezulton se nuk ka asnjë të vërtetë aty, projekti cilësohet si projekt i madh turistik por që në fakt nuk është as turistik, dhe as strategjik, por për ndërtimin e apartamenteve.

Për nga shkalla korruptive ia kalon edhe inceneratorëve. Ajo çfarë thuhet nga qeveria është një gënjeshtër e mirëfilltë. Pretendohet për 2.1 mld lekë për portin dhe komplekset, por është projekt për ndërtimin e apartamenteve. Që këtu bie mbulesa invesetim strategjik. Do ndërtohen mbi 12 mijë apartamente, hotele në një periudhë 20 vjecare.

Do ndërtohen 4500 apartamente dhe 1 hotel në një periudhë 5 vjeçare dhe nuk dihet mbrapa se cfarë do bëhet duke na lënë pa port fare.

Është thjesht ndërtim apartamentesh dhe jo investim strategjik. Cilët janë këta investitorë që do vijnë ?Përse nuk ka transparencë por dimë vetëm që 40 % të aksioneve janë të Alabarit, 60% të tjera së bashku me këtë 40% janë të regjistruar në një kompani në Dubai që janë regjistruar një vit më parë dhe nuk ka asnjë aktivitet.

Është një kompani guaskë dhe pronarë offshore. Alabar morëm vesh dje se i takojnë këto 60% .

Spaho, thotë se përmes këtij projekti përfiton investitori nga kushtet qe i ofron shteti, ndërkohë që ne fitojmë vetëm 70 milion €.

Në cilin ligj thuhet që investitori strategjik është ai që ndërton apartamente.

Porti i jahteve, është lënë për fazën e dytë, nuk dihet nëse do ndërtohet.

Të vijmë te termat financiar, së pari ne nuk kemi zgjidhur çështjen e portit, unë bie dakord që porti ekzistues nuk kapacitete për ti përgjigjur zhvillimeve ekonomike të vendit. Të thuash që do e përballoj volumin e punës së portit, me portin e karburanteve, sepse në portin e karburanteve nuk futtë asnjë anije, shkarkohen në det, i cili me sa kuptova ka marrë licencë për të ndërtuar bankina për transportin e mallrave, por kjo nuk është zgjidhja.

Toka që vë në dispozicion shteti jepet falas. I vë në kushte shumë më të favorshme sa ndërtuesit në Tiranë që e blejnë truallin.

Ndërtohen apartamente, i jepen 820 mijë metër katrore falas, toka tjetër do të shpronësohet, do të behet me paratë e shtetit, shto këtu parat që duhet për të ndërtuar portin e ti, çfarë fitojmë ne, llogarite janë 290 milion € nga ndarja e dividentit, ndërkohë që ne i japim përjashtim nga taksat rreth 240 milion €, dhe vetëm 70 milion € marrim nga ky projekt.

1500 euro shko e gjeje sot në Durrës, janë lodrat e këtyre. Do llogarisin dividentin e shtetit shqiptar do i mbyllin llogaritë e do i shesin me aq sa duan ata. Se nuk do i kërkosh një kompanie private me sa e shet pronën e vet. Do falen rreth 300 mln €.  

Për rrjedhojë i gjithë ky projekt është bërë pa u konsultuar me askënd. Ky nuk është projekt vetëm për Durrësin, kështu që kaloj pa u konsultuar, dhe gjithçka mbyllet me procedurë të përshpejtuar, komisionin e ekonomisë e nxorën fare nga loja, dhe javën tjetër do të miratohet në Parlament.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy