Hetimi i SPAK për “Bankers”/ Lala: Kompania dyshohet të ketë fituar miliarda euro pa kontribuar në buxhet

Hetimi i SPAK për “Bankers”/ Lala: Kompania dyshohet të ketë fituar miliarda euro pa kontribuar në buxhet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet për kompaninë Bankers, njoftoi gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV. 

 

Hetimi përfshin dy prokurore, Anita Jella dhe Enkelejta Mendonai, të cilat po ndjekin penalisht një grup të strukturuar kriminal që dyshohet të ketë përfshirë zyrtarë të lartë dhe përfitime të paligjshme nga shteti.

 

Sipas Lalas, zhvillimi më i fundit ka qenë zbutja e masës së sigurisë për katër të dyshuarit kryesorë, mes tyre dy shtetas kinezë, një tjetër person nga kompania, Leonida Çobo dhe një shtetas i katërt. 

 

Të katër janë vënë nën “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “detyrim për paraqitje”, pasi sipas prokuroreve nuk mund të mbaheshin më masa më të rrepta, duke kaluar afatin nëntëmujor të paraburgimit.

 

Hetimi, i cili kaloi në SPAK pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Fierit, po zhvillohet në dy drejtime: aktiviteti i grupit të strukturuar kriminal brenda kompanisë dhe roli i zyrtarëve të lartë shqiptarë. 

 

Gjatë procesit, disa persona janë marrë të pandehur vetëm për një pjesë të aferës, që lidhet me marrjen e pronave nga shteti dhe dhënien me qira të Bankës Petrolium, përfshirë Leonida Çobo dhe disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Financave.

 

Hetimi është duke vijuar dhe nuk varet nga masat e sigurisë së personave të dyshuar,” theksoi Lala, duke shtuar se prokuroria po pret përgjigjet e disa letër-porosive në vende të Bashkimit Europian, ku dyshohet se janë transferuar paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme.

 

Gazetarja Lala theksoi rëndësinë e vëmendjes publike: “Ky hetim përbën interes të lartë publik, pasi nga hetimet rezulton se kompania nuk ka kontribuar siç duhet në buxhetin e shtetit dhe dyshohet se ka fituar deri në miliarda euro përmes mashtrimeve dhe përfitimeve të zyrtarëve të lartë.”

 

Hetimi përfshin gjithashtu akt ekspertimi për vlerësimin e dëmit të shkaktuar dhe veprime të tjera hetimore, ndërsa SPAK synon të jetë shpejt dhe i paanshëm, duke marrë parasysh përfshirjen e disa qeverive dhe zyrtarëve në këtë aferë që shtrihet mbi dy dekada.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy