Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i kërkoi kryeparlamentares Elisa Spiropali, ndërprerjen e seancës së sotme parlamentare, për shkak se nuk plotësohet kuorumi i nevojshëm.
Ai deklaroi se sipas rregulluarës së Kuvendit, nuk mund të fillohet mbledhjen pa pasur 70 deputetë në sallë.
Po nuk pate 70 deputetë në Kuvend, nuk miraton dot gjë. Si e nis seancën? Nuk ke kuorumin e nevojshëm për të miratuar procescervalin.
Nuk ke numrat! Do falsifikoni dhe numrat? Ju falsifikoni dhe votat, ndërprit seancën.
Mos t’i hyjmë një rruge që është në kundërshtim me rregulloren. Jeni kryetare kuvendi dhe duhet të ruani autoritetin si kryetare e kuvendit.



