KLGJ shtyn sërish zhvillimin e gjyqeve për shkak të Covid-19

KLGJ shtyn sërish zhvillimin e gjyqeve për shkak të Covid-19

Këshilli i Lartë gjyqësor ka vendosur të zgjasë afatin e shtyrjes së zhvillimit të gjyqeve, pasi situata e Covid-19 ende nuk është qetësuar.

Përjashtim bëjnë vetëm çështjet urgjente për të cilat do të zhvillohen gjyqet. Vendimi i datës 7 prill ishte që gjyqet do të shtyhen deri nesër më 22 prill por KLGJ ka marrë një tjetër vendim dhe është parë e arsyeshme që të zgjatet dhe më tej afati, pa përcaktuar një datë fikse deri kur.

"Duke marrë shkas nga vijimi i situatës së fatkeqësisë natyrore në vend e krijuar nga virusi COVID-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendimin për të vijuar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, deri në datën 22 prill 2020, me përjashtim të çështjeve urgjente. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kushton rëndësi parësore sigurisë së publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave. Këto janë kohë të paprecedenta për të gjithë botën dhe ne, ashtu si dhe ju, jemi duke punuar për të gjetur rrugën më të mirë për të ecur përpara.

Ne mbështesim marrjen e masave të vazhdueshme për mbrojtjen e vendit dhe të gjithë qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19. Gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjeve individuale do të zbatojnë ligjin duke garantuar mbrojtjen, sigurinë dhe aksesin në drejtësi si prioritare, kur përcaktojnë cilat çështje do të kategorizohen si “të ngutshme” apo “urgjente”, thuhej ndër të tjera në në njoftimin e KLGJ-së datë 7 prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy