
BE ka deklaruar themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër çështjet më kyçe dhe më urgjente.
Zëdhënësi i BE, Peter Stano, paralajmëroi se Kosova do të përballet me pasoja nëse s’e zbaton atë.
“Çështja e Asociacionit është një prej çështjeve më kyçe dhe më urgjente. BE-ja, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ishim shumë të qartë dhe mbetemi shumë të qartë ndaj autoriteteve të Kosovës, se duhet ta zbatojnë, sepse dështimi që ta bëjnë një gjë të tillë do të sjellë pasoja” , tha Stano.



