E rrallë, mund të mos flasë më, dy vjeçari piu detergjent kur mamaja nuk po e shihte

E rrallë, mund të mos flasë më, dy vjeçari piu detergjent kur mamaja nuk po e shihte

Një mama nga Manchester druhet se djali i saj mund të mos flasë më pasi mori plagë të tmerrshme kur piu një shishe me detergjent në supermarket.

Ayman Faisal, 2 vjeç, ishte i lidhur në karrocën e tij kur po bënte pazar me mamanë e tij Saira në një supermarket në Moss Side. Por kur 37 vjeçarja ktheu kokën për të marrë diçka, vogëlushi mori detergjentin që përmbante lëndë gërryese, dhe e piu.

Djali u dërgua menjëherë në spital pasi mori disa djegie në gojë, rrugët e frymarrjes,ezofag dhe stomak.

Tanimë 6 vjeç, Ayman nuk flet dot dhe ushqehet përmes një tubi në stomakun e tij.

“Ndodhi vetëm për pak sekonda, kur ktheva kokën pashë që buzët i ishin bërë ngjyrë vjollcë e blu, e po i dilte gjak nga goja,” tha për Daily Mail Znj.Faisal.

Familja e dy vjeçarit ka paditur dyqanin dhe firmën prodhuese të detergjentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy