Turqi, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur nga shpërthimi. Ekzekutohen dy terroristët në kërkim i treti (FOTO)

Turqi, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur nga shpërthimi. Ekzekutohen dy terroristët në kërkim i treti (FOTO)

Nuk ka qetësi për Turqin. Kur kanë kaluar 5 ditë nga sulmi me armë në klubin e natës në Stamboll duke vrarë 39 persona dhe plagosur 69 të tjerë një tjetër shpërthim ka tronditur këtë të enjte Izmirin.

Sulmi ka ndodhur jashtë një gjykate në qytetin turk, e ndjekur nga një breshëri të shtëna armësh. Një makinë bombë ka shperthyer para hyrjes së gjykatës. Sipas agjencis së lajmeve “Doğan”, dy perona kanë vdekur një gjykatës dhe një polic ndërsa 10 persona janë plagosur. Ndërkohë 2 personat që dyshohet se ishin terroristët, janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri që pasoi shpërthimin e fuqishem. Por mediat vendase bëjnë me dije se dyshohet se terroristët kanëqenë tre dhe policia ka nisur kërkimet për identifikim dhe kapjen e këtij personi të tretë.

Fotografitë e para publikuar në rrjetet sociale tregojnë tym jashtë ndërtesës dhe një automjet në flake në vendin ku parkoheshin makinat. Të shtëna me armë u dëgjuan pas sulmit, teksa ambulanca dhe shërbimet e emergjencës nxituan për në vendngjarje dhe njerëzit u evakuuan nga ndërtesa për të qenë të sigurt, mes frikës nga shpërthimi i një bombe të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy