Kthesa në kushtetutën e re të Kubës/ Pritet njohja e pronës private

Kthesa në kushtetutën e re të Kubës/ Pritet njohja e pronës private

Kuba ka njohur zyrtarisht pronën private në kuadër të kushtetutës së re, që parashikon disa ndryshime të thella. Shitja e pronave në Kubë u ndalua pas ardhjes në pushtet të Fidel Kastros në vitin 1959, por u lejua pas një ndryshimi që ligji pësoi në vitin 2011.

Kushtetuta e re e vendit komunist do të riafirmojë ekonominë e centralizuar dhe ndërmarrjet shtetërore si themeli i ekonomisë.

Kushtetuta e re pritet t’i nënshtrohet votimit popullor përmes një referendumi në muajt e ardhshëm.

Nëse kalon, ajo do të zëvendësojë kushtetutën ekzistuese, e miratuar nga Partia Komuniste në vitin 1976.

Njohja e pronës private mund të nënkuptojë më shumë mbrojtje sipas ligjit për sipërmarrësit privatë dhe investitorët e huaj.

Sipas ndryshimeve të propozuara në Kushtetutë, partia do të mbetet forca politike dominuese e Kubës, raporton "Granma".

Megjithatë, mandatet presidenciale do të kufizohen në 2, ndërsa pushteti politik do të ndahet mes presidentit dhe kryeministrit.

Kushtetuta e re do të ndalojë diskriminimin mbi bazë gjinore, prejardhje etnike apo kufizime fizike. Në këtë pikë, grupet LGBT shpresojnë të legalizojnë martesat gei.

Që prej vitit 2010, Kuba u është nënshtruar një sërë reformash në tregje, synim i të cilave ka qenë nxitja e ekonomisë së vendit.

Qëllimi i reformave të propozuara është formalizimi në mënyrë kushtetuese i hapjes ekonomike dhe sociale të vendit, i cili megjithatë do të mbetet nën sistemin socialist të pakthyeshëm.

Presidenti Migues Diaz-Canel njoftoi muajin e kaluar se ish-presidenti Raul Kastro do t’i udhëheqë reformat. Diaz-Canel e mori detyrën e udhëheqësit të vendit në prill të këtij viti. Vëllezërit Fidel dhe Raul Kastro e kanë drejtuar vendin në vitet 1959-2018.  / BBC / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy