Ushtari qëllon për vdekje politikanin që ruante, i jep fund dhe jetës

Ushtari qëllon për vdekje politikanin që ruante, i jep fund dhe jetës

Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe vrarë një zëvendësministër të qeverisë që ruante.

Koloneli në pension Charles Okello Engola, i cili ishte zëvendësministër për çështjet gjinore dhe të punës, u qëllua në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës.

Nuk dihet ende nëse ka pasur një debat mes ushtarit dhe kolonelit Engola.

Ushtari, ende i paidentifikuar, më pas qëlloi dhe veten për vdekje, raporton BBC.

Para se të drejtonte armën mbi vete, disa dëshmitarë okularë thanë se ushtari ecte nëpër lagje duke qëlluar në ajër.

Kolonel Engola ishte një zyrtar i lartë qeveritar dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Kryetari i parlamentit të Ugandës, Anita Among, konfirmoi vdekjen e Engola në një deklaratë të shkurtër ndërsa kryesonte seancën e mëngjesit.

Këtë mëngjes mora një lajm të trishtuar se Engola është qëlluar nga truproja e tij i cili më pas ka qëlluar veten.

Iu preftë shpirti në paqe. Ky ishte plani i Zotit. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy