Persidenti amerikan i sapozgjedhur, Donald Trump, deklaroi dje në mbrëmje se ditën e parë të presidencës së tij, ai do të tërheqë SHBA-në nga traktati tregtar transpaqësor (TPP), të nënshkruar në vitin 2015 nga 12 vende të rajonit me përjashtim të Kinës.
Ky partneritet tregtar është një katastrofë potenciale për vendin tonë, theksoi Trump, i cili do të marrë funksionet më 20 janar, në një video të publikuar nga ekipi i tij i tranzicionit.
“Në të kundërt, ne do të negociojmë traktate tregtare dypalëshe dhe të drejtë që do të sjallin punësimin dhe industrinë në tokën amerikane”, shtoi Trump.



