
Princi Harry prezantoi dje zyrtarisht aktoren Megan Markle si të fejuarën e e tij. Çift u prezantua para fotografëve dhe gazetarëve nga e gjithë bota për të njoftuar fejesën.
“E kuptova se ishte e duhura sapo e pashë për herë të parë. Ishte njësoj sikur planetet të viheshin në vijë të drejtë.
Pyetjet më të shumta pasi lidhja e tyre u bë zyrtare kanë të bëjnë me ngjyrën e lëkurës së aktores. “Nuk ndihem as e bardhë dhe as e me ngjyrë”, ka thënë ajo në të parën intervistë për BBC-në pas lajmërimit të fejesës. Megan ka lindur nga një baba i bardhë dhe nënë me ngjyrë dhe e ndien se u përket të dyja racave.
Propozimi për martesë është bërë ndërsa Markle po gatuante pulë në rezidencën Nottingham Cottage, në Kensington Palace. Harry është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar aktores të jetë gruaja e tij. Përgjigjja e saj ka qenë pozitive dhe e menjëhershme. Ata kanë thënë se duan të martohen në kishë dhe të krijojnë një familje.



