PD: Shqipëria si vend me bilanc lufte, 133 mijë nxënë e studentë braktisën arsimin në 4 vjets

PD: Shqipëria si vend me bilanc lufte, 133 mijë nxënë e studentë braktisën arsimin në 4 vjets

Partia Demokratike ngriti sot shqetësimin lidhur me braktisjen e arsimit nga nxënësit dhe studentët në vend. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një deklaratë për shtyp, tha se arsimi është në pikën e tij më dramatike të këtyre 4 viteve.

“Me 133 mijë nxënës dhe studentë që kanë braktisur shkollën në 4 vjet, arsimi është në pikën e tij më dramatike të 28 viteve pluralizëm, ndërsa Shqipëria i ngjan një vendi me bilanc lufte”, tha Boçi.
Në emër të demokratëve, Boçi tha se përgjegjës për këtë situatë janë kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

“Ata duan ta kalojnë në heshtje faktin tronditës se 1 në 6 fëmijë dhe të rinj ka braktisur shkollën në 4 vitet e para të keqqeverisjes së tyre. Edi Rama dhe Lindita bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pavarësisht se: arsimi 9-vjeçar është braktisur nga 57 403 nxënës; arsimi i mesëm nga 31 875 nxënës;
arsimi i lartë është braktisur nga 44 425 studentë”, tha Boçi.
Deputeti demokrat tha më tej se buxheti për arsimin është reduktuar vit pas viti, duke çuar në braktisjen e institucioneve arsimore nga nxënësit dhe studentët.

“Sipas premtimit mashtrues të Rilindjes, shpenzimet mesatare për një nxënës duhet të ishin mbi 92 mijë lekë, por buxheti këtë vit është më pak se ai i 2013-s: 68 mijë lekë për 1 nxënës në fillore dhe 72 mijë lekë për 1 nxënës në gjimnaz. 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollat, sepse cilësia e mësimdhënies ka rënë vit pas viti! Edi Rama dhe Lindita Nikolla kanë hapur tenderin për mësues militantë, por nuk kanë investuar në pajisjen e shkollave me mjetet e duhura për arsim cilësor, në modernizinin e laboratorëve, bibliotekave dixhitale, laboratorët shkencorë dhe të IT-së”, tha ai.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy