Apple ka hapur një proces gjyqsorë kundër Epic, të njohur për lojërat e famshme Fortnite. Ai e akuzon kompaninë për prishjen e kontratës duke futur një sistem të ri pagese brenda aplikacionit të tij. Dhe për këtë kërkon dëmshpërblim ndëshkimor.
"Padia ndaj Epic nuk është asgjë më shumë sesa mosrespektimi i një mosmarrëveshje financiare. Megjithëse Epic paraqitet si një Robin Hood i ditëve moderne, në të vërtetë ajo është një kompani me shumë miliarda dollarë që nuk dëshiron të paguajë për vlerën e madhe që nxjerr nga App Store", thotë Apple.
Mosmarrëveshja midis Apple dhe Epic filloi më 13 gusht, me futjen në aplikacionin Fortnite të një sistemi pagese të aftë për të anashkaluar komisionin prej 30% të vendosur nga Apple dhe Google.
Cupertino dhe Mountain Vieë e kanë hequr lojën nga platformat e tyre për shkelje të rregullave. Epiku më pas i paditi ata duke i akuzuar për sjellje antikonkurruese.



