Peshkopët katolikë të Amerikës dënuan përmes një deklarate pothuajse unanime bastisjet agresive të emigrantëve të Presidentit Donald Trump.
Të mbledhur në konferencën e tyre vjetore në Baltimore 216 peshkopë votuan pro miratimit të një "Mesazhi të Posaçëm" mbi imigracionin, veprimi i parë i tillë në 12 vjet.
Pas votimit (216 pro, 5 kundër dhe 3 abstenime), asambleja e peshkopëve u ngrit dhe duartrokiti, duke nënvizuar rëndësinë e momentit.
Vëzhguesit e kishës e quajtën ndoshta denoncimin më të fortë kolektiv të një presidenti amerikan nga hierarkia katolike në historinë amerikane.
“Ne kundërshtojmë deportimin masiv pa dallim të njerëzve. Ne lutemi për t’i dhënë fund retorikës dhe dhunës çnjerëzore, qoftë drejtuar emigrantëve apo zbatuesve të ligjit”, deklaruan peshkopët.
Duke renditur një mori shqetësimesh, prelatët përshkruan një “klimë frike” midis familjeve imigrantë.
"Ndihemi të detyruar tani në këtë mjedis të ngremë zërin tonë në mbrojtje të dinjitetit njerëzor të dhënë nga Zoti", shkruan peshkopët, duke e formuluar qëndrimin e tyre në terma të ashpër moralë.
NEW: Following Pope Leo XIV's lead, the U.S. bishops release a new video condemning the Trump-Vance White House’s “inhumane” deportation raids. pic.twitter.com/EXEPVupcCH
— Christopher Hale (@chrisjollyhale) November 13, 2025



