Administrata Biden ka vendosur të ndalojë përdorimin e softuerit antivirus rus Kaspersky në SHBA.

“Pas përfundimit të një hetimi të plotë, ne do të ndalojmë Kaspersky Lab dhe filialet e tij që të ofrojnë siguri kibernetike dhe softuer antivirus në Shtetet e Bashkuara. Kaspersky nuk do të jetë më në gjendje të shesë softuerin e saj dhe update-et për softuerin ekzistues", tha Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo.
Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu sanksione të reja kundër 12 drejtuesve të firmës Kaspersky Lab, një ditë pasi ndaloi shitjen e softuerit të saj antivirus për arsye të sigurisë kombëtare.
“Sanksionet godasin shumë nga menaxherët e Kaspersky Lab, duke përfshirë shefin e saj operativ, por kursejnë CEO-n dhe vetë kompaninë”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë.



