Mitsotakis: Nga 1 prilli, paga minimale në Greqi 780 euro

Mitsotakis: Nga 1 prilli, paga minimale në Greqi 780 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 780 euro.

Siç shpjegoi kreu i qeverisë helene, kjo është një rritje prej 9.4%, rritja e tretë radhazi gjatë qeverisjes së Demokracisë së Re.

Ai kujtoi se në vitin 2019 paga minimale ishte 650 euro çks sipas tij, do të thotë se që atëherë janë shtuar edhe tre paga shtesë për 600 mijë punëtorë.

Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta dhe ato janë të shtypura më shumë nga inflacioni i importuar.

E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë.

Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat në si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Deklarata e Mitsotakis, u bë gjatë takimit që pati me ministrin e Punës, Kostis Hatzidakis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy