Nikolla njeh Bashën si kryetar të grupit parlamentar, reagon Bardhi: Mos na provokoni!

Nikolla njeh Bashën si kryetar të grupit parlamentar, reagon Bardhi: Mos na provokoni!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së. 

Sot në orën 9 kam marrë një njoftim nga PD, e cila më drejtohet me njoftimin më vë në dijeni se kryetari i i grupit parlamentar të PD është kryetari i PD, Luzim Basha”, tha Nikolla. Fill pas fjalës së saj deputetët e opozitës shpërthyen në brohorima e të qeshura.

Gazment Bardhi i cili nuk njeh shkarkimin e tij nga kreu i grupit ka reaguar duke u shprehur se duhet ta harrojë PS-ja, Rama dhe Veliaj se do zgjedhin kreun e grupit. Ai vuri në dukje se kreu i grupit parlamentar i PD-së zgjidhet vetëm nga deputetët demokratë. 

"E kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mos provokoni deputetët e opozitës. Ky është një paralajmërim i thjeshtë dhe qytetar. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”, tha Bardhi.

Ndërkaq, Nikolla iu përgjigj: "Fakti që situata në PD është konfuze...Qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kreu i grupit dhe sillni këtu dy tre përfaqësues. Jeni konfuz!"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy