Pas publikimit të një video, ku kryeministri Edi Rama ishte për drekë në një familje në Prezë të Tiranës, lumë komentesh vërshuan në profilin e tij. Të shumë ishin ata qytetarë që e krahasuan të parin e qeverisë me diktatorin Enver Hoxha, që sipas tyre u kushtonte rëndësi fasadave.
Ndërkohë, Rama ia kthen ‘flakë për flakë’ ndërsa i sugjeron qytetarit që mos t’i lërë fëmijët të lexojnë këto gjëra në ‘Facebook’.
Repikat
Komentuesi: Je bere si Enver Hoxha mire te thoshte Koço Kokedhima si ke lene gje ! Edhe Tahiri zevendeson Sillo Gradecin edhe je tamam!
Rama: O Arben, te pakten mos i ler kalamajte te lexojne keto aguridhe qe shkruan baba ne fejsbuk, se qenke shume i lodhur ne mendime
Komentuesi: Po po Edi mund te gjej pun ai quni qe the me perpara vetem ne rast qe paguan mbi 5.000 euro pastaj i myte me perralla …
Rama: Posi posi, perralla perralla, te rrofte fejsbuku qe te flasesh pa lidhje!




