Gjokutaj: Asnjë bankë s’është imune nga pastrimi i parave, pesë banka kanë krijuar oligopol (VIDEO)

Gjokutaj: Asnjë bankë s’është imune nga pastrimi i parave, pesë banka kanë krijuar oligopol (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj deklaron se asnjë nga bankat nuk është e imunizuar nga pastrimi i parave dhe se pastrimi në vlera të mëdha bëhet nëpërmjet bankave.

Duke folur për MCN Live, lidhur me deklaratën e bërë pak ditë më parë nga drejtori i ABI Bank, Andi Ballta, i cili tha se sektori bankar ka ekspozim minimal, Gjokutaj u shpreh se është deklaratë e një drejtori të një banke të caktuar që ka peshë në aspektin financiar.

Por sipas tij, ky sektor shihet nga organizatat që monitorojnë Shqipërinë si Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ditët e fundit është shprehur se duhen marrë masa të reja për të parandaluar një risk i tillë që mund të marrë fenomeni një përmasë të tillë që të përbëjë rrezik për sistemin bankar.

Drupal Ad

Shqipëria ka likuiditetin e duhur, nuk ka risk për mos marrjen mbrapsht të kredive. Natyrisht risqet ekzistojnë për sa kohë vazhdon ekonomia informale.

Ky është risk për politikën monetare dhe i takon ministrisë së Financave që të merret me informalitetin në ekonomi, dhe fakti që qarkullimi i parave kesh është rritur, tregon se masat e marra nuk kanë shërbyer për formalizimin e ekonomisë.

Është dhe një vit zgjedhor dhe mund të ketë elementët e vetë të implikimit.

Mirkofinancat janë mikrobanka në vetvete që janë zgjatim i disa bankave të mëdha në vend, duke qenë se u ekspozuan nga probleme të mprehta, edhe banka të caktuara nuk duhet të merren si të imunizuara nga probleme të caktuara.

Edhe në botë në banka bëhen pastrim parash. Banka HSBC u akuzua për pastrimin e mbi 1 milionë euro.

Duhet të themi që transaksionet bankare janë ato që bëjnë të mundur edhe pastrimin e parave, pavarësisht se bëhen mbi disa parametra ligjore që në pamje të parë duken të ligjshme.

Deklaratat e drejtorëve të bankave të caktuara, janë personale dhe përfaqësojnë bankën e vetë, por nuk duhet përgjithësuar që të dish se çfarë ndodh në çdo bankë.

Nga ana tjetër është Banka e Shqipërisë ajo që me informacionet që jep tregon se sistemi bankar nuk është i rriskuar.

Sistemi ynë bankar është treg i mbyllur dhe nuk i ekspozohet risqeve të ndryshme.

Bankat tona janë kredi aq sa duan, kur duan dhe me kushtet që duan dhe kanë krijuar oligopol dhe për rrjedhojë ke më pak risqe për goditje nga tregu i jashtëm.

Por asnjë nga bankat nuk është e imunizuar nga pastrimi i parave dhe pastrimi në vlera të mëdha bëhet nëpërmjet bankave.

Mosfunksionimi i sistemeve të kontrollit dhe monitorimit për mikrokreditë. Edhe mbi bankat ekziston një risk i tillë i monitorimit të ngjashëm.

Duhet të jetë Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave që të japë informacion të detajuar. Gjithçka mbetet një opsion për të monitoruar.

Deri më tani bankat nuk paraqesin asnjë lloj risku por mbetet dyshuese për sa kohë që transparenca që duhet të japin mbetet dyshuese.

Duhet të ketë raporte tre mujore për bankat, se parandalimi i pastrimit të parave nuk ka të bëjë me bankat.

Momentet e kontaktit me bankat nga subjektet e pastrimit të parave, bëhet me subjekte të ndryshe se nuk mund ta bëjnë individë të caktuar.

Duhet një raport nga Drejtoria e Tatimeve në subjektet e konsideruara me risk dhe gjithë ato sektorë që merren me paranë e pistë dhe monitorimin e saj.

Është detyrim i tyre marrja e informacionit dhe dhënia e informacionit të plotë në kohë reale.

Bankat operojnë kryesisht në zona të sigurta. Përfitojnë nëpërmjet bonove. Pesë banka kanë krijuar një sistem oligopol.

Rritja e tarifave të veprimeve bankare, e kostove të ndryshme në momentin e kredimmarrjes etj., tregon se bankat kanë fitime të sigurta se nuk investojnë në zona të sigurta dhe se me kreditë që japin marrin kolateralin dhe bllokojnë çdo llogari të individit.

Këtu hyn në lojë dhe sistemi gjyqësor i cili është i prirur drejt interesave të bankave ku bordet drejtuese kanë individë apo njerëz që janë pjesa më elitare në Shqipëri.

Gjithë viti për shkak të zgjedhjeve do të ketë një pështjellim të qarkullimit të parave.

Janë rritur fondet aty ku qasja elektorale është më e madhe. Natyrshëm që fluksi i parave do të shtohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy