Një gomone me gjysmë ton marijuanë është mbytur në ujërat italiane. Mediat lokale bëjnë të ditur se mjeti lundrues është mbytur në ujërat e komunës së Frigoles në provincën e Lecces.
Dy skafistët shqiptarë që udhëtonin me të, kanë mundur të shpëtojnë falë ndërhyrjes së Rojes bregdetare italiane.
Sinjali për avarinë në gomonen e shqiptarëve është dhënë nga një anije malteze.
Roja bregdetare italiane pasi ka mundur të shpëtojë dy skafistët shqiptarë, ka rikuperuar në det dhe mjetin lundrues. Gomonia është rreth 5 metra e gjatë, e trasportonte 20 pako marijuanë për një peshë totale gati gjysmë tonë drogë.
Mendohet se gomonia është mbytur për shkak të ngarkesës së madhe e kushteve të papërshtatshme të motit.
Ndaj dy skafistëve shqiptarë është lëshuar urdhëri i arrestimit për trafik ndëkombëtar lënde narkotike. Vlera e lëndës narkotike nëse do të arrinte në treg shkon në 1 milion euro.



