Babai detyrohet të emigrojë në Gjermani, ndërsa i biri, detyrohet të gjejë çdo rrugë për tu bashkuar me të, edhe pse i mitur. Kjo është drama që sjell filmi Babai i regjisorit dhe skenaristit Visar Morina. Ai u shfaq në kuadër të TIFF në Tiranë, ndërsa komentet ishin tepër pozitive për realizimin kinematografik, i cili përfaqëson Kosovën në Oscar në kategorinë e filmit të huaj. Aktorët kryesorë të filmit kanë treguar për TemA TV momente dhe ndjesi nga rolet e tyre, ku theksojnë se emigrimi është një udhëtim, të cilin edhe ata vet e kanë provuar në jetën reale, jo thjesht si “ficiton” në kinema.



