Dalin të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak orë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” pranë Xhamisë, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Emri i 26 vjeçarit të cilit ju bë antetat nga dy persona ende të panjohur është Devis Rustemaj. I riu, me origjinië nga Tropoja banon prej kohësh në Tiranë.
Rustemajn e ka qëlluar me armë njëri nga dy personat që po udhëtonte me motor.
I pyetur nga policia e kryeqytetit në spital, ku Rustemi është struar pas plagosjes, i riu fillimisht ka gënjyer për identitetin e tij, duke dhënë emër dhe mbiemër të rremë. Por pas verifikimeve të policisë, ka dalë në pah e vërteta.
Dejvis Rustemi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2015, ai së bashku me një tjetër të ri, shtetasin Anxhelino Çervanaku, kanë kërcënuar me jetë djalin e një biznesmi me inicialet I.F.
Në atë kohë, dy të rinjtë pretendonin se djali i biznesmenit i kishte borxh atyre 1 mijë euro. Për këtë, ata i kanë vënë një pistoletë në kokë shtetasit me inicialet I.F.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, në rrugën "Xhanfize Keko", pranë një Xhamie, është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim", "Kanosje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" dhe "Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim", i cili është plagosur në pulpën e këmbës së majtë duke i shkaktuar thyerje të kockës. Ky shtetas ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.
Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se, dy shtetas i janë afruar me një motorr me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë shtetasin D. Rr. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.



