
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Nikoll Lesi ka folur për negociatat mes mazhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.
Ai tha se kushti kryesor i këtyre negociatave është vula e Partisë Demokratike, e cila i duhet dhënë shumicës që drejtohet nga Berisha. Sipas tij, nëse nuk preket 20 përqindëshi gri, nuk kanë asnjë shpresë për të ardhur në pushtet.
Me aq sa kuptoj ka një zhvillim pozitiv me PD-në e Berishës. Ardhja e Gjekmarkajt dhe Bardhit është pozitive, por jo një element që mund të rrëzojë Ramën.
Negociata ka, por pala e Berishës kanë kërkuar dhënien e vendimit të gjykatës për vulën dhe emrin e PD, ky është kushti kryesor. Po morën vulën kanë një shpresë. Për vulën dhe për siglën po luhet gjithçka.
Me Saliun që ka 500 mijë vota, nuk mundet Edi Rama me 800 mijë vota. Jo Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, por edhe 50 të tjerë, nuk e rrëzojnë dot, sepse duhet pjesa gri. Nëse nuk preket 20 përqindëshi gri, nuk kanë asnjë shpresë për të ardhur në pushtet.
Dalja e Berishës në dritare është vetëm një fitore e Saliut. Këta kanë filluar negociatat por me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, kanë kërkuar me burime jo zyrtare por me telefonata të ndryshme kanë kërkuar që të ndërhyhet që vendimi i Gjykatës së Apelit të jepet brenda muajit mars ose prill.



