
Eurodeputetja italiane e grupit të të gjelbërve, Kristina Guarda thotë se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Ajo thotë se ka informacion për vijimin e punimeve në zonën e mbrojtur të Vjosës, ndërsa i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama duke thënë se nuk ka asnjë axhendë personale përveçse të mbështesë kërkesat e qytetarëve shqiptarë.



