Bregu: SPAK nuk ka nevojë për Daniel Shimën. Organizatat kriminale nuk të marrin në mes të ditës në kryeqytet (VIDEO)

Bregu: SPAK nuk ka nevojë për Daniel Shimën. Organizatat kriminale nuk të marrin në mes të ditës në kryeqytet (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Informacion se SPAK nuk ka nevojë për Daniel Shimën se ia ka marrë dëshminë.

Sipas Bregut organizatat kriminale nuk të rrëmbejnë në mes të Tiranës gjatë ditës dhe të të lejojnë të bësh telefonata për të lajmëruar familjarët

Kjo po hetohet nga SPAK. SPAK nuk ka nevojë për Daniel Shimën. SPAK në provat që gjen mbaron punë vetë. Nëse SPAK do i dilte AKSHI-t deri sipër nuk ka nevojë, se ia ka marrë një herë deponimin këtij, 

Kjo ka nisur nga një rrëfim i Arben Ahmetajt në Zvicër gjatë një interviste dhënë një kolegu që e përmend që këtë person e ka kërcënuar kryeministri Rama. Ahmetaj ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës. Kjo mund të ketë ndodhur, nuk e di farë. Përderisa nuk është e vërtetuar nuk dalim dot në përfundimin, që po ka ndodhur. Po që janë zhdukur 43 milionë thotë Ahmetaj. Ky SPAK që heton 500 mijë lekëshe, 43 milionë euro nuk na i gjen dot. 

Mund të ketë një indicie që kjo dosje po fle në SPAK dhe nuk po riaktivizohet dhe ku ka më bukur se historia e këtij. Ata që janë zhdukur, përfshirë dhe njeriun që është i mbuluar më me mister, Ervis Martinaj, nuk ka pasur telefonatë, po më merr dikush se njerëzit nuk të marrin në mes të ditës në kryeqytet. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy