Raporterët e KiE-së: Bojkoti i opozitës nuk është strategjia e duhur

Raporterët e KiE-së: Bojkoti i opozitës nuk është strategjia e duhur

Dy raportuesit e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, në përfundim të misionit faktmbledhës dhe takimeve me liderët e partive politike në Tiranë, konstatojnë se forcat politike shqiptare duhet të angazhohen për dialog, ndërsa bojkoti i parlamentit nga opozita nuk është strategjia e duhur.

“Forcat politike duhet të angazhohen për dialog, pasi bojkoti i Parlamentit mund të ketë pasoja negative për vendin. Ato nuk duhet ta pengojnë reformën në drejtësi, ndërsa vetting-u është i rëndësishëm për një sistem drejtësie të pavarur, por me rëndësi është dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizmit”, shprehen raporterët e KiE-së në një deklaratë, mbrëmjen e së mërkurës.

Raportuesit e Këshillit te Europes shprehin shqetësimin e tyre për tensionin politik në Shqipëri, i cili po pengon impulset pozitive për reformat. Shpresat e qytetarëve shqiptarë për një reformë të plotë në sistemin e drejtësisë nuk duhen frustruar, shprehen ata.
Kjo reformë do të ketë implikime për vendin, sidomos në lidhje me pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër ndërhyrjeve politike në procesin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i Vettingut, sipas tyre, është shumë i rëndësishëm për të krijuar një sistem drejtësie të pavarur dhe është thelbësore që ky proces të vazhdojë pa vonesa.

“Të gjitha forcat politike nuk duhet të pengojnë këtë zhvillim të rëndësishëm”-nënvizojnë raportuesit. Raportuesit e konsiderojnë si shumë të rëndësishme zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Pastrimi i administratës publike nga çdo lidhje me elementë kriminalë është thelbësore para zgjedhjeve të ardhshme të qershorit, duke theksuar se të gjitha forcat politike të angazhohen në përgatitjen e procesit elektoral.

“Çështja kryesore në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri është mungesa e vullnetit politik mes aktorëve kryesorë politikë për zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe dëshira e tyre për të politizuar administratën zgjedhore”, thuhet në deklaratën e raportuesve.

Gjithashtu raportuesit e KiE-se janë të bindur se një dialog politik i rinovuar është thelbësor për stabilitetin e vazhdueshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe për efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e reformave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy