Një tjetër anëtare e vetingut pritet të pezullohet nga SPAK, për veprën penale, “Falsifikimi i Dokumenteve”.
Bëhet fjalë për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, për të cilën Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar këtij institucioni të Vetinugut dosjen e saj për verifikim.
Në dokumentin e siguruar nga TVT, rezulton se më 23 korrik të vitit 1996 , është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe për paaftësi në detyrë, nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kallëzimi për anëtaren e KPK-së, Alma Faskaj është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra me vendim të znj.Faskaj, e cila kryesonte edhe treshen gjykuese në KPK.
Sipas gjyqtares Muçmata, anëtarja e KPK-së, Alma Faskaj e ka fshehur shkarkimin nga detyra, në dokumentet e falsifikimit, për t’u bërë pjesë e Vetnigut, dhe që sipas padise dhe dokumentit të siguruar nga TVT, gjyqtarja Faskaj aso kohe punonte në Gjykatën e Lushnjes, dhe që në vitin 1996 është shkarkuar nga detyra, për paaftësi dhe shkelje të ligjit.
Ky është rasti i dytë Brenda pak kohe që një tjetër anëtare e Vetingut, del me probleme në një nga tre kriteret e kërkuara nga Vetingu, për të qenë pjesë e tij. Pas pezullimit të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci duket se radhën për të lënë një nga institucionet më të rëndëishme të vendimarrjes për magjistratët, i ka ardhur gjyqtares së KPK-së, Alma Faskaj, ndaj së cilës SPAK kërkon verifikim. Burime për TvT, thonë se dosja po shqyrtohet nga një prokuror i Prokurorise së Poascme për të provuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, nga ana e anëtraes së KPK-së.
Pas këtyre dy rasteve, tashmë vihet në pikëpyetje vendimarrja e dy insticucioneve më të rëndësishme të Vetingut, KPK dhe KPA, për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga këto dy shkallë të vetingut.



