
Nga dita e sotme pritet rikthimi i reshjeve të shiut, paralajmërojnë specialistët e IGJEUM.
Meteorologia Anira Gjoni, në një prononcim për “MCN Live”, tha se reshjet do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës, por me intensitet të ulët.
Rikthimi i shirave do të vijojë që sot. Gjatë gjithë javës do të kemi prani reshjesh, kryesisht me intensitet të dobët.
Sot dhe nesër reshjet do të jenë të dobëta dhe lokalisht më të dukshme në Shkodër dhe Kukës, ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohen reshje të dobëta dhe lokale.
Megjithatë, ato do të jenë të vazhdueshme gjatë gjithë ditëve të javës.
Temperaturat e parashikuara nga e mërkura:
Zonat bregdetare: 11°C minimalja, deri në 16°C maksimalja
Zonat e ulëta: 9°C minimalja, deri në 14°C maksimalja
Zonat malore: -3°C minimalja, deri në 7°C maksimalja



