Ekzekutimi në Itali për tradhtinë e ish-gruas, autori ndryshon dëshminë: Nuk e vrava unë

Ekzekutimi në Itali për tradhtinë e ish-gruas, autori ndryshon dëshminë: Nuk e vrava unë

Kujtim Beli, i cili dyshohet për vrasjen e bashkëkombësit të tij Demir Hysenit në Itali, ka ndryshuar dëshminë e tij, duke mohuar kështu kategorikisht të jetë autor i ekzekutimit. Ndonëse dje ai deklaroi se ishte autor i vrasjes, sot 60-vjeçari ka dhënë tjetër version, ndërsa pohoi se ditën kur ndodhi vrasja e 49-vjeçarit shqiptar ai nuk ishte në Terni, vend ku u krye dhe ekzekutimi.

Mes të tjerash ‘Ansa’ raporton se Beli kishte deklaruar në gjykatë se nuk kishte më ndjenja për ish-bashkëshorten, ndërsa theksoi se ishte divorcuar prej vitesh.

Para gjykatësit Annachiara Barit në Gjykatën e Gjykatën e MASTRORILLI dhe para prokurorit publik Marcello Quercia, 60-vjeçari i mbrojtur nga Francesco Colonna, ka mohuar vrasjen e bashkatdhetarit duke shtuar se ditën e krimit ishte në Padova për punë, dhe jo në Terni.

Sakaq, “Umbria On” shkruan se nesër pritet të dalë edhe ekspertiza mjeko-ligjore e Demir Hysenit, dhe më pas trupi i tij do të dërgohet drejt Shqipërisë, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy