Prezantohet projekti për Aeroportin e Vlorës/ Rama: Më i madh se i Tiranës dhe me standarde të larta

Prezantohet projekti për Aeroportin e Vlorës/ Rama: Më i madh se i Tiranës dhe me standarde të larta

Kryeministri Edi Rama sot në Vlorë prezantoi projektin e aeroportit të qytetit. Rama deklaroi se kantieri i punimeve për Aeroportin e Vlorës do të çelet në pranverën e vitit 2020. Sa i përket financimit, Rama thotë se po studiohen dy mundësi:

“Kemi në dorë projektin e aeroportit, i cili është i gatshëm për t'u marrë në dorë nga ndërtuesi dhe për të filluar ndërtimin. Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar. Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe në pranverë duam të hapim kantierin”, shprehet Rama.

Në fjalën e tij Rama veçoi faktin se ky do të jetë një aeroport ndërkombëtar, i përmasave më të mëdha se ai i Rinasit në Tiranë. “Ky aeroport është shumë më rëndësi, pasi nuk është aeroport turistik. Ky duhet të jetë një aeroport më i madh se i Tiranës dhe më një standart më të lartë.  Jo se Vlora është më e rëndësishme se Tirana se kjo nuk diskutohet pasi Vlora është më e rëndësishme se New Yorku, Berlini, etj. Prandaj edhe aeroportin do e ndërtojmë ndërkomtarë dhe të kompletuar', tha Rama.

Gjatë këtij prezentimi, kryeministri Edi Rama foli edhe për dështimin e negociatave me konsorciumin turk, që kërkoi fillimisht ndërtimin e veprës.

U përpoqëm të arrinim një marrëveshje me konsorciumin, dhe pas një negociate shumë të gjatë arritëm në konkuluzioin se nuk kishim pika afrimiteti për të nënshkruar një marrëveshje. Kërkesat e kompanisë për garancitë që kërkonte nga shteti ishin përtej mundësive tona. E gjitha kjo ndodhte në një kontekst kur Vlora ende nuk e kishte marrë imazhin që ka sot”, tha Rama.

Në prill të këtij viti ministria e infrastrukturës konfirmoi zyrtarisht dështimin e negociatave me kompanitë turke, por deklaroi se projekti do të vazhdojë dhe Qeveria do të hapë tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dha disa detaje nga aeroporti i Vlorës, ku vuri theksin se është një projekt modern i parametrave ndërkombëtar, por nuk munguan edhe kritikat për aeroportit të Rinasit.

"Nuk është më një ëndërr,por realitet. Një aeroport loë-cost. Aeroporti i Tiranës, Biznesi i ka prekur xhepat e shqiptarëve, ka cenuar sigurinë. Kemi marrë masa. Ka pasur ndryshime të mëdha në linjën menaxheriale, presim që të na prezantohet plani i investimeve që kanë munguar. Presim që të ketë ndryshime të mëdha. Një piste e parametrave ndërkombëtare. "Air Albania" shumë shpejt do fluturojë drejt SHBA-së.  3.2km pista e aeroportit të Vlorës, me gjerësi 60 metra duke plotësuar kushtet e një aeroporti modern. Tre kolona kryesore" Aviacioni Civil, të gjitha funksionet. Cargo-s e tregëtisë së mallrave dhe shtylla e tretë është mirëmbajtjen e Avionëve", tha ministrja Balluku.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ua ka lënë në dorë qytetarëve sa i takon emrit të Aeroportit të Vlorës, ndonëse tregoi se kishte në kokë një ide, por preferoi që të mos ta bënte publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy