Obama uron Trumpin për fitoren, e fton në Shtëpinë e Bardhë

Obama uron Trumpin për fitoren, e fton në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama i telefonoi sot Donald Trumpit për ta përshëndetur për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe i shprehu admirimin e tij për fushatën solide që zhvilloi në mbarë vendin, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti, Barack Obam e ftoi presidentin e zgjedhur të shkonte ta takonte në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar lidhur me programin e tranzicionit, mbi të cilin ekipi i punës po punon që prej një viti. Garantimi i një tranzicioni harmonik të pushtetit ka qenë një prej prioriteteve që presidenti ka shprehur në fillim të vitit dhe të takojë presidentin e zgjedhur ka qenë etapa tjetër”, shtoi komunikata.

“Presidenti do të bëjë një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë për të folur për rezultatet e zgjedhjeve dhe për të parë se çfarë masash mund të marrin si vend për tu bashkuar pas kësaj fushate të ashpër”, nënvizoi ekzekutivi amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy