Çani: Mjete ekstra politike, mënyra që Berisha mund t’i marrë pushtetin Bashës

Çani: Mjete ekstra politike, mënyra që Berisha mund t’i marrë pushtetin Bashës

Gazetari Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ashpërsimin e luftës mes Bashës dhe Berishës në Partinë Demokratike, ku sipas Berisha mund të fitojë vetëm duke përdorur mjete "ekstra politike", pra të radikalizohet.  Sipas tij, lufta e tyre thjesht një luftë për pushtet dhe jo për parime.

Berisha duhet të përdorë mjete ekstra politike, për t'i marrë pushtetin Bashës. Kështu nuk ja merr dot. E ka seriozisht Basha që kërkon të përjashtojë Berishën apo po luan bllofin? Mendoj se të dyja janë të mundshme. Kjo që po ndodh është e shëndetshme për të dyja palët.

Këtu nuk shtrohet çështja, kush është i mirë dhe kush i keqi, por ka një fabul që duhet ta marrim të mirëqenë. Lufta për pushtet, na ka shoqëruar, do të na shoqërojë derisa të jemi specie në këtë planet.

Ky është një detaj i një lufte për pushtet që po ndodh në këtë parti. Pyetja është kjo, a duhet ti paragjykojmë palët? Unë them jo. Në duhet të ngrihemi mbi ta dhe të shohim, a është kjo që po ndodh koherente me jetët tona, apo një gjë UFO? Mendoj se jemi në koherencë të plotë. Ne të gjithë luftojmë për të patur pak pushtet

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy