Rrapaj: Shpikja e kësaj forme TVSH denatyroi taksimin në bujqësinë shqiptare

Rrapaj: Shpikja e kësaj forme TVSH denatyroi taksimin në bujqësinë shqiptare

Ndërkohë që kërkesa për produkte bujqësore është në rritje prej turizmit, ajo nuk po plotësohet me prodhim vendas, por me importe.

Debati për këtë penalizim të bujqësisë shqiptare është zhvendosur këtë jave në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët, qoftë të majtë apo të djathtë, kanë akuzuar se skema e TVSH-së në bujqësi favorizon qartësisht importin në dëm të fermerëve shqiptarë.

Lidhur me këtë në studion e MCN Economy, Agim Rrapaj u shpreh se fermerët nuk u rimbursuan pro u çorientuan dhe se shpikja e kësaj forme denatyroj taksimin në bujqësinë shqiptare.

Ai tha se TVSH në këtë formë rrit çmimet e produkteve shqiptare dhe sipas tij 227 qendra rimbursimi humbën interesin për të bashkëpunuar me fermerët.

TVSH që në momentin që është fiksuar që u bë 6% fillimisht që këtu nisi dhe defekti i parë se u quajt kompensim, por në fakt ishte rimbursim. Kompensimi ishte me qëllim për të ndihmuar fermerin por kjo jo vetëm që nuk ndodhi por e çorientoi fermerin.

TVSH nuk është vetëm element kostoje, atë e paguan fundori dhe faktikisht kështu siç është futet në kostot grumbulluese dhe në këtë mënyrë dhe këtu kemi një defekt të madh të tvsh, në dy aspekte të tjera.

Ka të bëjë me dy element të tjera që qendrat e grumbullimit kishin dhe funksionin e asistencës ndaj fermerëve dhe ata kishin interes për të asistuar te fermerët ti jepnin farat, fidanët plehrat kimike pra i ndihmonin fermerët në të gjitha drejtimet, në momentin që tvsh u zerua 227 qendra rimbursimi s’kishin më interes për këtë proces dhe ky ishte një dëm i madh që ju shkaktua fermerit.

Teknikët që merren me këto politika kanë bërë një dëm të madh ndaj fermerëve dhe përsëri ata kanë një rezistencë sepse nuk e kuptoj me çfarë logjike ata vazhdojnë të mos i japin zgjidhje këtij problemi pastaj është dhe dashakeqësia për të mos ndihmuar këtë target grupi.

Kjo nuk është më çështje politike, por teknike sepse për çështje teknike po pret komisioni tani se si do e zgjidhë këtë problem dhe ministria e financave nuk u përgjigj se çfarë zgjidhje do i japë problemit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy