Dollenberg: S'ka prova shkencore që paracetamoli shkakton autizëm. Medikamenti, alternativa më e sigurt për gratë shtatzënë (VIDEO)

Dollenberg: S'ka prova shkencore që paracetamoli shkakton autizëm. Medikamenti, alternativa më e sigurt për gratë shtatzënë (VIDEO)

Aurora Dollenberg, Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se nuk ka asnjë provë shkencore që paracetamoli të shkaktojë autizëm, sikurse pretendoi Presidenti Trump. Dollenberg vë në dukje se ka vetëm studime vëzhguese, që tregojnë shoqërim statistikor mes paracetamolit dhe autizmit, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë lidhje kauzale mes kësaj sëmundjeje gjenetike dhe medikamentit. Po ashtu ajo vë në dukje se paracetamoli është alternativa më e sigurt për gratë shtatzënë. 

"Lidhja mes autizmit dhe vaksinave ka qenë gjithmonë një pjesë e trajnimeve tona, që kemi bërë për personelin mjekësor dhe pedagogjik. Është një mit që të pretendosh që një sëmundje gjenetike si autizmi të shkaktohet nga medikamente si paracetamoli, ibuprofeni, aspirina. Është e vërtetuar shkencërisht që s’ka lidhje shkencore mes vaksinimit dhe autizmit, që edhe z.Trump e përmendi. 

 

Janë thënie që nga ana shkencore s’janë të vërtetuara. Paracetamoli është zgjedhja e parë për të gjitha gratë shtatzënë në të gjithë botën. Pasi alternativa do ishte aspirina dhe ibuprofeni. Këto janë të ndaluar në fillim dhe fund të shtatzënisë, për shkak të rrezikut të hemorragjisë. Paracetamoli mbetet alternativa më e sigurt dhe prej shumë dekadash merret pa recetë. Ka shumë studime që tregojnë që s’kemi provë të mirëfilltë shkencore midis shkaktimit të autizmit dhe paracetamolit. 

 

Studimi më i madh ka qenë në Suedi, ku janë marrë në studim 2,4 milionë fëmijë, binjakë, që kanë kod gjenetik të njëjtë. Binjaku që ka zhvilluar autizëm, s’ka marrë fare paracetamol. Edhe pse mund të ketë disa studime që mund të tregojnë një shoqërim statistikor mes paracetamolit dhe autizmit, këto janë vetëm studime vëzhguese, që nuk tregojnë asnjë lidhje kauzale apo shkaktuese midis paracetamolit dhe autizmit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy