Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në një seancë që zgjati afro dy orë. 

Më herët e njëjta masë sigurie ishte vendosur nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Shkallës së Parë në GJKKO. 

GJJKO la në fuqi masën “arrest me burg” për Veliajn më 17 qershor, duke rrëzuar kërkesën e tij për lirim kundrejt garancisë pasurore.

Kryebashiaku Veliaj kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Seanca nisi në orën 12:00 në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi dhe anëtarë Medi Bici e Sokol Binaj.

Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK-ut më 10 shkurt, me akuzat për korrupsion e pastrim parash dhe fshehje pasurie. 

SPAK i akuzon Veliajn dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa se ndërtuan një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy