Vuçiq do t’i bashkohet paradës në Moskë, vendet e BE-së paralajmërojnë Serbinë

Vuçiq do t’i bashkohet paradës në Moskë, vendet e BE-së paralajmërojnë Serbinë

Vendet anëtare të BE-së kanë paralajmërojnë Serbinë se do të dalë nga rruga e integrimit në BE, nëse  presidenti Aleksandar Vuçiq merr pjesë në festimet e Fitores së Luftës së Dytë Botërore në Rusi muajin e ardhshëm, raportuan të martën Financial Times dhe The Telegraph.

Drupal Ad

Moska do të presë paradën e saj vjetore ushtarake në Sheshin e Kuq më 9 maj për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj. Vuçiq konfirmoi të hënën se ka në plan të marrë pjesë.

Zyrtarët e BE-së i kanë thënë Serbisë se udhëtimi i Vuçiqit "do të shkelte kriteret e anëtarësimit të tyre", sipas The Telegraph. Serbisë iu dha statusi i kandidatit për në BE në vitin 2012.

Kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas tha të hënën se blloku "nuk dëshiron që asnjë vend kandidat të marrë pjesë në ngjarjet e 9 majit në Moskë".

"Ne duhet të sigurohemi që ata të kuptojnë se disa vendime kanë një kosto," tha Jonatan Vseviov, kancelari i Ministrisë së Jashtme të Estonisë. “Pasoja është mos anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian”, shtoi ai, duke e quajtur atë “një test të rëndësishme lakmusi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy