Gjiknuri: Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër

Gjiknuri: Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër

Ministri i Transportit dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, prezantoi sot buxhetin për vitin 2018 në Komisionin e Ekonomisë. Gjiknuri tha se vitin e ardhshëm do të përfundojë rruga e re Elbasan – Tiranë, e cila do ta lidhë me autostradën Tiranë-Durrës.

Gjiknuri tha se në lidhje me infrastrukturën rrugore do të ketë një qasje më strategjike. Ai theksoi se do të përfundojnë të gjitha projektet e nisura, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit, që sipas tij ende nuk është përfunduar.

“Qasja e deritanishme ka qenë jo strategjike. Janë hapur shumë kantiere të pambëhstetura me buxhet sidomos kantiere të cilat nuk ndikonin në përmirësimin e infrastrukturës kombëtare.

Synimi i qeverisë është të mbyllë ato punë të hapura, por njëkohësisht të hapë rrugë të reja që janë pjesë e rrjetit kryesor kombëtar dhe që kanë ndikim rajonal.

Me këtë dua të them që investimet do të përqendrohen në kompletimin tjetër të unazës duke bërë lidhjen e rrugës së re të Elbasan-Tiranë që do të përfundojë vitin tjetër, me pjesën e autostradës Tiranë-Durrës në mënyrë që të kemi një trafik shumë më të pranueshëm. Të eliminojmë atë koncesion që krijohet në pjesën e mbetur të unazës dhe mos kemi më probleme.

Duam të hapim edhe projektin e ri që ka të bëjë me by passin e Tepelenës, kjo është pjesë e rrjtetit kombëtar sepse përfundimisht përmirëson dhe kompleton aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesën tjetër që vazhdon deri në Sarandë. Do të vazhdojmë lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë, i cili është një lot i rëndësishëm dhe që përfundimisht e lidh bashkinë në fjalë me rrjetin modern rrugor. Do të përfundojnë të gjitha ato projekte të nisura përfshirë edhe rrugën e Kombit e cila duhet thënë se është një rrugë që akoma nuk ka përfunduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy