Rusia, vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve nga COVID-19

Rusia, vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve nga COVID-19

Numri i rasteve të infeksionit nga koronavirusi në Rusi ka shkuar në më shumë se 242 mijë duke u renditur kështu në vendin e dytë në botë pas SHBA.

Numri zyrtar i vdekjeve në Rusi është 2,212, megjithëse autoritetet i kanë atribuar vdekjen e mbi 60% të pacientëve me koronavirus në prill për shkaqe të tjera.

Moska, qendra e epidemisë së vendit, regjistroi 1 232 të vdekur nga numri i përgjithshëm i viktimave.

Para dy ditës, Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin u deklarua se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe tani ndodhet i shtruar në spital, duke u trajtuar për sëmundjen COVID-19.

Peskov është i fundit zyrtar i lartë që infektohet me këtë virus në Rusi, i cili ka prekur edhe kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministrin e Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy