Partia Demokratike ka vijuar me të tjera akuza ndaj ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas deputetit të PD-së Alibeaj, kompanitë që administrohen nga vëllai i Xhafajt kanë 10-fishuar të ardhurat. Ndërkohë drejtori i komunikimit në kryeministri Endri Fuga i cilëson akuzat shpifje dhe shton se që nga 1 janari nuk do të ketë lojra fati brenda qyteteve.



