
Një vajzë dyvjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë jugore pas 122 orësh, raporton gazeta turke Anadolu.
Foshnja u gjet në distriktin Antakya, në provincën Hatay.
Në vijim, pas 124.5 orësh nën rrënoja, një grua 83-vjeçare u shpëtua në provincën e Malatya.
Për më tepër, sipas CNN Turk, një djalë 16-vjeçar, Kamil Can, u shpëtua pas 119 orësh në qytetin turk të Kahramanmaras.



