Të infektuarit me Covid në gjendje të rënduar dhe jo vetëm, që kishin mundësi financiare për kurim jashtë shtetit iu drejtuan Turqisë për një mjekim më të specializuar, por autoritetet turke kanë vendosur të mos presin më pacientë të huaj.
Sipas mediave vendase, ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë, ka ardhur si pasojë e numrit të lartë të shtretërve të zënë, duke plotësuar 79.8% të kapacitetit total.
“Sözcü”,shkruan se ndërkohë që qytetarët turq nuk gjejnë vende për kurim qindra të huaj i drejtohen Turqisë kundrejt një shifre e cila arrin të paktën 20 mijë euro për person.
Vendimi i autoriteteve turke iu është komunikuar të premten kompanive ajërore.



