
Kancelari gjerman Olaf Scholz pas takimit të zhvilluar me Presidentin serb Vuçiç, i kërkoi Beogradit që të rreshtohet në një linjë me BE-në lidhur me Ukrainën dhe të ruajë stabilitetin në Bosnjë.
Nga ana e tij Vuçiç i premtoi Scholz-it se Serbia s’do të jetë shkaktare e problemeve.
“Presidentit Vuçiç i përcolla shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholz, sipas mediave serbe.



