Sulme për lidhjet me Rusinë dhe ndalimin e hixhabit, kush e fitoi debatin Macron-Le Pen

Sulme për lidhjet me Rusinë dhe ndalimin e hixhabit, kush e fitoi debatin Macron-Le Pen

Sipas sondazhit të parë të publikuar pas debatit televiziv, nga instituti Elabe për Bfm-TV, Emmanuel Macron e ka fituar debatin e mbrëmshëm televiziv kundër Marine Le Pen.

Presidenti francez u vlerësua si më bindës nga 59% e të intervistuarve, ndërsa rivalja e ekstremit të djathtë nga 39%. Macron e sulmoi Le Pen sa i takon lidhjeve të saj me Rusinë dhe planin për t’u ndaluar hixhabin në publik grave myslimane. Le Pen tha se borxhi publik i Francës është rritur për shkak të masave mbështetëse ndaj pandemisë.

Debati kokë më kokë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve u shoqërua vazhdimisht me frazat “mos më ndërprisni!” dhe akuza se rivali nuk ishte në lartësinë e duhur për të udhëhequr Francën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy