PD ka vijuar me denoncimet ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi tha se Ilir Beqaj, i cili mbikqyr Fondin e Detyrueshëm Shënderësor, ka abuzuar me këtë fond duke e përdorur për shpenzime të ndryshme. PD edhe një herë i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë ministrin në fjalë.



