Kate Upton i ka habitur shumë prej fansave të saj me sinqeritetin e treguar gjatë një interviste, ku u pyet për jetën seksuale. Bjondja që ka pushtuar tri herë kopertinën e “Sports Illustrated” është e fejuara e Justin Verlander, bejsbollist i “Detroit Tigers”.
E pyetur për jetën seksuale në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, Upton u përgjigj lirshëm: “Nuk ka seks para ndeshjes. Por, mesa kam parë kohët e fundit, nëse ai ka luajtur mirë, nuk ka as pas ndeshjes. Ai është i lodhur. Kjo më prish punë mua”, tha ajo duke qeshur.



