Tensionet e protestës jashtë Kuvendit u zhvendosën edhe brenda sallës së Parlamentit.
Përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës nisën që në hyrje të godinës, me deputetin Agron Shehaj të ndaluar nga Garda, ndërsa më pas debati vijoi për protestën, akuzat politike dhe reformën territoriale.
Seanca u mbyll më herët pasi opozita bllokoi foltoren, ndërsa mazhoranca miratoi pikat e rendit të ditës pa diskutime.



