Dy muaj nga zgjedhjet parlamentare, gara ka nisur të bëhet e dukshme edhe te partitë e reja. Dy prej tyre, Nisma Thurje e Endri Shabanit dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet, kanë firmosur dhe marrëveshjen e koalicionit.

Ervis Çela, bashkëthemelues i Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, thotë se koalicioni ka në bazë vlerat dhe parimet.

Koalicioni në bazë të tij ka vlerat. Vija e kuqe ka qenë në raport me ato parti që kanë konsumuar pushtet. Tej kësaj, çdo subjekt që mendon se mund të japë kontribut ka qenë e mirëpritur. Pra, bashkë na bënë parimet. Nuk kemi ndarë as poste, as vende. Nuk kemi përcaktuar radhë. Negociatat nuk kanë zgjatur shumë sepse nuk kishim divergjenca.

Çela shtoi se në ndryshim prej tyre, te partitë e vjetra po bëhet pazari i listës.

Nëse do të ishim te pjesa sasiore, do të ishte ideja sa më shumë, sa më shumë. Negociatat tona nuk zgjatën. Ata po negociojnë vendet, pra po bëjnë pazar. Ne nuk e kemi bërë me asnjë. Ne po u japim mundësinë që ata të zgjedhin vetë. Ne po japim alternativën që qytetarët të zgjedhin atë që i përfaqëson. Kjo është alternativa dhe mundësia që u jepet qytetarëve.