“Vendi i shefit të Turizmit është liruar. Pyet njëherë”. Këto dy fjali kanë vënë në siklet kryetaren e Bashkisë së Romës ditët e fundit. Virginia Raggi është nën hetim për abuzim me pushtetin dhe konflikt interesi.
Mesazhi në fakt është dërguar në tetor nga Rafaelle Marra, shef i personelit të bashkisë, drejtuar të vëllait, Renato, zëvendësshef i Policisë Bashkiake. Biseda e bërë në Ëhatsapp ka zbuluar kontaktet mes të dy vëllezërve dhe emërimin që do të bëhej vetëm disa ditë më pas.
Vetë Raggi e ka mohuar të jetë ndikuar në punësimin e Marras dhe ka ngulur këmbë se e ka zgjedhur vetë, pa ndërhyrje. Por ka dyshime se zgjedhja është bërë nën shantazh.
Rafaelle Marra është arrestuar për korrupsion pak javë më parë. Ndërsa dy ditë më parë, policia i ka dorëzuar prokurorisë të dhënat telefonike.
Prej tyre është zbuluar një grup çati me emër “Katër miq në bar”, në të cilin merrnin pjesë vetë Raggi, Marra, shefi i sekretariatit, Salvatore Romeo dhe zëvendëskryetari Daniele Frongia.
Ndërsa vetë Marra kishte komunikim të vëllanë, me të cilin bisedonte çdo gjë që ndodhte në bashki. Raffaele është emëruar shef personeli nga Raggi, një detyrë strategjike për të mbajtur nën kontroll situatën. Por sapo paraqitet mundësi për të drejtuar një sektor si Turizmi, ai i kërkon të vëllait të fillojë të lëvizë gurët.



