
Hebrenjtë britanikë, paraardhësit e të cilëve u larguan për t’i shpëtuar persekutimit nazist, do të përfitojnë shtetësinë austriake në Londër nga viti i ardhshëm. Kjo bëhet e mundur pas miratimit të ndryshimeve në ligjin asutriak për nënshtetësinë.
Ata që u larguan nga vendi para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e kanë pasur prej kohësh të drejtën për të rimarrë shtetësinë e tyre, por me ligjin e ri, tani atë mund ta përfitojnë edhe pasardhësit e tyre. Kjo do të të vlejë jo vetëm për fëmijët dhe nipërit dhe mbesat e të mbijetuarve të holokaustit, por edhe për nipërit e mbesat e tyre.
Hebrenjtë britanikë, të lindur nga austriakë të persekutuar nga nazizmi mund të kërkojnë tani nënshtetësinë austriake nga 1 shtatori 2020, nëpërmjet një aplikimi në Ambasadën Austriake në Londër. Të qenit banor i Austrisë nuk është kusht për marrjen e shtetësisë austriake dhe në momentin që përfitojnë pasaportën, ata mund të mbajnë njëkohësisht edhe atë britanike. Vitin e kaluar, kancelari austriak, Sebastian Kurz, pati deklaruar se dëshironte të ndryshonte ligjet e shtetësisë së Austrisë për "t'u dhënë të gjithë pasardhësve të viktimave të Holokaustit mundësinë të bëhen shtetas austriakë nëse dëshirojnë".
Megjithëse ishte pjesë e programit të qeverisë së tij, Kurz nuk arriti ta miratonte projektligjin e tij, për shkak të prishjes së koalicionit qeverisës në maj 2019.
Palët në Austri ranë dakord në parim për dhënien e nënshtetësisë pasardhësve të mbijetuar të Holokaustit, një vendim që u miratua 10 ditë para zgjedhjeve të parakohshme, që u mbajtën dje.



